Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, njofton se pesë qytetarë shqiptarë në Izrael janë larguar në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen mirë dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Largimi u mundësua nga ministria përmes ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro, me mbështetjen e autoriteteve izraelite, greke, bullgare dhe egjiptiane.
Posted inKryesore


