Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Jeton Lamit, ish-efektivit që shoqëronte Ervis Martinajn, duke lënë në fuqi dënimin prej 2 vjet e 10 muajsh për shpërdorim detyre. Lami u arrestua në gusht 2022 pasi ndihmoi Martinajn, i zhdukur dhe në kërkim ndërkombëtar, por refuzoi të bashkëpunojë me prokurorinë për zbardhjen e rastit.
Posted inKryesore


