Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka, u mor e pandehur nga SPAK për pengim të drejtësisë në hetimin ndaj Erion Veliajt, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Ajola Xoxën dhe dy biznesmenë. Dëshmitarja Ina Goxhaj rrëfeu se Bushka dhe Xoxa e këshillonin të gënjente dhe i morën telefonin për të fshehur prova. Bushka mohon akuzat, por SPAK bazon hetimin tek dëshmia dhe provat e grumbulluara.
Posted inKryesore


