Një aksident i rëndë ka ndodhur më 24 korrik në Urën e Kardhiqit, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku u përplasën një automjet BMW dhe një autoambulancë e Spitalit të Tepelenës. Të tre të përfshirët u plagosën, pacienti në autoambulancë u dëmtua rëndë, ndërsa dy drejtuesit pësuan lëndime të lehta. Policia po heton shkaqet.
Posted inKryesore


