Familja Rama në Frashër, Patos, është në tronditje pas vdekjes së 56-vjeçarit, i cili dyshohet se u mbyt nga e bija me tel. Vëllai i tij, Ferdinant Rama, tregon se prej 2.5 vjetësh nuk kishte kontakt për shkak të konflikteve me gruan e të ndjerit. Policia ka qenë shpesh e përfshirë në mosmarrëveshjet mes çiftit. Trupi i viktimës është në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.
Posted inKryesore


