Çmimet e referencës së pasurive të paluajtshme në rrethe u rritën rishtazi, duke ngarkuar ndërtuesit me taksën e ndikimit në infrastrukturë, që pritet të rrisë çmimet e apartamenteve, sidomos në zonat bregdetare si Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Në Durrës referencat u dyfishuan apo trefishuan, ndërsa tatimi prej 4-8% i taksës llogaritet mbi këto çmime, duke shtuar ndjeshëm barrën fiskale për ndërtuesit.
Posted inKryesore


