Që prej mëngjesit të së shtunës, televizioni News 24 është i mbyllur, pasi policia ushtarake nuk lejon hyrjen e gazetarëve në redaksi, si pasojë e një konflikti për qiranë e ambienteve me pronarët shtetërorë. Avokatura e Shtetit pretendon se kontrata përfundoi në 2022 dhe ambientet i kaluan kompanisë shtetërore KAYO, ndërsa Fokus Group kundërshton, duke akuzuar ndërhyrje të dhunshme. Shoqatat e gazetarëve kërkojnë garantimin e lirisë së medias dhe largimin e policisë.
Posted inKryesore


