Rreth orës 11:00, një shtetas rreth 80 vjeç ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij në Kullollas, i cili përshkallëzoi dhe u përhap në disa fshatra të Gramshit. Si pasojë e asfiksimit, i moshuari humbi jetën. Policia, zjarrfikësit dhe Emergjencat po punojnë për shuarjen dhe evakuimin, ndërsa Prokuroria heton shkakun e zjarrit.
Posted inKryesore


