Disa fshatra të Bashkisë Gramsh janë përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar evakuimin e rreth 200 banorëve nga Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie. Katër fshatra janë djegur plotësisht, ku një person i moshuar ka humbur jetën. Një grua me dy fëmijë kërkon ndihmë në Bulçar. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ambulancave është shumë e vështirë për shkak të terrenit dhe flakëve.
Posted inKryesore


