George Soros nisi aktivitetet filantropike në vitet 1980 me krijimin e Open Society Foundations, por përvojat e para në Afrikën e Jugut dolën dështim për shkak të mungesës së kuptimit të kontekstit. Në vitet 1980, ai krijoi në Kinë “Chinese Fund” për të promovuar reforma dhe ide të një shoqërie të hapur, por fondi u infiltrua nga shërbimet sekrete kineze duke e kthyer në një mjet ndikimi të Partisë Komuniste. Pas masakrës në Tiananmen, Soros mbylli fondin dhe u largua nga Kina, duke njohur gabimet në lehtësinë me të cilën e besoi fondin regjimit që synonte të luftonte.
Posted inKryesore


