Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë. Ai tha se ka biseduar me Vladimir Putinin për armët bërthamore, por nuk diskutuan garanci sigurie për Ukrainën. Trump shtoi se SHBA do ta mbështesin vendin, por nuk do të shpenzojnë më para për Ukrainën dhe po flasin me NATO-n, jo me Kievin. Ai kritikoi Zelenskyn si “shitës i shkëlqyer” dhe tha se Putin nuk dëshiron të takohet me të.
Posted inKryesore


