Një 38-vjeçar, Besmir Bajraktari nga Burreli, u arrestua në Tiranë për lëvizje me armë zjarri. Gjatë kontrollit në makinën e tij “BMW” në rrugën e Arbërit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë automatike dhe municion luftarak. Ai rezulton i proceduar më parë për këtë vepër penale dhe u ndalua për prodhim dhe mbajtje pa leje armësh luftarake.
Posted inKryesore


