Policia në Laç ka arrestuar Ritvan Keqin, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i shpallur në kërkim për trafikim armësh të zjarrit në kuadër të operacionit “Puzzle”. Operacioni, zhvilluar tri muaj më parë, goditi trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestruan 14 armë zjarri. Materialet iu kaluan Prokurorisë.
Posted inKryesore


