Policia greke arrestoi më 25 gusht në Kalithea një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, dyshohet për plagosjen me armë të Iljaz Ismailaj në maj 2021 në Poshnje të Beratit. Operacioni u zhvillua nga skuadra DIAS, me bashkëpunim ndërmjet autoriteteve greke dhe shqiptare.
Posted inKryesore


