Ditën e sotme në Shqipëri do të mbizotërojnë masat e nxehta afrikane, me temperatura deri në 7 gradë më të larta se mesatarja mujore të gushtit. Prej mëngjesit e deri në mesditë, pritet mot i kthjellët, ndërsa pasdite dhe mbrëmje kalime të lehta vranësirash në pjesën Lindore. Temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 37°C, era do të fryjë mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi 35 km/h, duke shkaktuar dallgëzim 2 ballë në brigjet detare.
Posted inKryesore


