Forcat xheniere shembën me tritol resortin pa leje të Ardian Halilit, ish-kreu i IMT Durrës, dy ditë pas arrestimit të tij. Kompleksi, ndërtuar në 2018 në 5600 m², kishte 11 kabina, pishinë dhe fushë minifutbolli. Halili, 55 vjeç, akuzohet për ndërtim të paligjshëm, korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe do të përballet me drejtësinë.
Posted inKryesore


