Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar kërkesë zyrtare autoriteteve të Kroacisë për të siguruar prova lidhur me arrestimin e Ana Murganiq, shtetase serbe e Kosovës dhe partnerit të saj, të cilët dyshohen për spiunazh ndaj KFOR-it. Murganiq, ish-anëtare e EULEX-it dhe UNMIK-ut, dyshohet se ishte infiltruar nga shërbimet sekrete serbe për ndikim në gjykime kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Prokuroria është në kontakt të vazhdueshëm dhe do ndërmarrë veprimet ligjore të nevojshme.
Posted inKryesore


