Aeroporti i Vlorës, i përuruar politikisht para zgjedhjeve dhe që pritet të nisë funksionimin vitin tjetër, po përballet me konflikte mes aksionerëve kryesorë, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi. Pas largimit fiktiv të kompanisë turke YDA Group dhe manipulimeve në tender, projekti ka ngecur, ndërsa SPAK po heton shkelje dhe favorizime në proces. Qeveria Rama ka luajtur rol në këtë lojë të komplikuar aksionesh dhe kontratash fallco, duke ndikuar negativisht në përparimin e aeroportit dhe duke krijuar një spirale paligjshmërie e konflikte.
Posted inKryesore


