Magiljan Deda, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim bimësh narkotike në bashkëpunim, është arrestuar në Malin e Zi me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Sipas operacionit “Vakumi”, ai dyshohet për kultivimin e 1640 bimëve narkotike dhe sekuestrohen 34 kg cannabis në Lezhë. Procedurat vazhdojnë nga Interpol Tirana.
Posted inKryesore


