Shkodra u trondit nga atentati ku u ekzekutua me armë Kristian Kola, 34 vjeç, rreth orës 22:30 në lagjen “Vasil Shanto”. Autorët, dy të maskuar me skafandra dhe armë me silenciator, e qëlluan për vdekje Kola ndërsa dilnin nga një lokal. Policia dyshon për vrasës me pagesë, por ende pa pistë konkrete. Viktima nuk kishte precedentë penalë dhe arsyeja e atentatit mbetet mister.
Posted inKryesore


