Policia e Malësisë së Madhe zbuloi në fshatin Aliaj një parcelë me 5093 bimë kanabisi dhe arrestoi dy persona, Ermir dhe Kadri Shabaj. Në kërkim janë vëllezërit Bekim e Gzim Shabaj, ndërsa në hetim është nëna e tyre, Sadije. Bimët u asgjësuan me djegie, ndërsa ata dyshohen për kultivim pranë banesave të tyre.
Posted inKryesore


