Në fshatin Prekal të Shkodrës, gjatë natës janë djegur dy automjete luksoze, “Benz” dhe “Range Rover”, në përdorim nga Eduard Ndou, 35 vjeç. Mjetet ishin të parkuara pranë banesës së tij. Policia po heton rrethanat dhe shkakun e zjarrit, duke përfshirë edhe një ekspertizë piroteknike për të përcaktuar nëse ishte aksident apo akt kriminal.
Posted inKryesore


