Kreu i SPAK, Altin Dumani, vizitoi SHBA më 2-3 shtator, ku u takua me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për të diskutuar bashkëpunimin në luftën kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Ai mori pjesë edhe në Konferencën e DEA-s dhe pati takime me drejtues të agjencive ligjzbatuese për forcimin e bashkëpunimit.
Posted inKryesore


