Eksportet shqiptare në 8 muajt e parë të vitit 2025 shënuan rritje 3.5%, sidomos nga grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji”. Rritja duket e fryrë për shkak të përfshirjes së tranzitit të karburantit drejt Kosovës si ri-eksporte. Pa këtë efekt, eksportet reale bien me rreth 3%. Doganat dhe INSTAT po punojnë për saktësimin e të dhënave.
Posted inKryesore


