Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, me ndihmën e Policisë së Rendit dhe Bashkiake, ka nisur aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike, fillimisht në lagjen nr. 4. Këto ndërtime kanë zaptuar edhe trotuaret, duke penguar qytetarët. Aksioni do të shtrihet në gjithë Bashkinë, përfshirë Ksamilin. Autoritetet kërkojnë lirimin vullnetar të hapësirave.
Posted inKryesore


