Presidenti Donald Trump i ka dhënë Hamasit afat deri të dielën në orën 18:00 për të pranuar planin e paqes për Gazën, dakordësuar me kryeministrin izraelit Netanyahu. Plani parashikon ndërprerje të menjëhershme të luftimeve, lirimin e pengjeve dhe shkëmbimin e tyre me palestinezë në paraburgim. Burime diplomatike tregojnë presion ndaj Hamasit, por grupi ka shfaqur dyshime për marrëveshjen.
Posted inKryesore


