Policia e Fierit sekuestroi një pistoletë me municion luftarak, një automjet “Audi” dhe dy celularë gjatë një operacioni në lagjen “Apollonia”. U arrestuan në flagrancë drejtuesi i mjetit, G.N., 40 vjeç, dhe pasagjerja, A.P., 31 vjeçe, për mbajtje pa leje armësh dhe mosbindje ndaj policisë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


