Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor nisën prishjet e disa godinave në Kombinat, sipas një projekti 5 mln euro të Bashkisë së Tiranës, fituar nga kompania “Salillari”. Projekti, i iniciuar nga ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, parashikon ndërtimin e rrugëve dhe transformimin e zonës në një qendër elitare banimi, duke liruar truall për bosët e ndërtimit, ndërsa banorët humbin shtëpitë.
Posted inKryesore


