Rreth orës 12:30, Forca “Shqiponja” ndaloi automjetin e 31-vjeçarit Imer Krrashi pranë Liqenit të Thatë, pasi dyshohej se kishte armë zjarri. Ai refuzoi kontrollin, u përplas me disa makina dhe një motomjet, duke lënduar drejtuesin dhe pasagjerin e motos me dëmtime të rënda. Pas ndjekjes u gjet pistoletë në automjet.
Posted inKryesore


