Imer Krrashi, 31 vjeç, i arrestuar te Liqeni i Thatë gjatë tentativës për të shmangur kontroll policor, rezulton anëtar i grupit të Marklen Hakës, “I forti i Niklës”. Ai përdorte tre identitete dhe gjatë ndjekjes përplasi 9 makina dhe një motoçikletë, duke plagosur lehtë një polic jashtë shërbimit dhe bashkëshorten e tij. Në makinë u gjet një armë zjarri.
Posted inKryesore


