Kreu i SPAK, Altin Dumani, vizitoi familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë gjatë detyrës. Autori Elvis Shkëmbi qëlloi për vdekje gjyqtarin pas një vendimi gjyqësor, plagosi dy të tjerë, ndërsa rojet e sigurisë nuk ndërhynë. Janë arrestuar edhe xhaxhai i autorit dhe një punonjës sigurie. Homazhet shtetërore zhvillohen nesër.
Posted inKryesore


