Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit të Tiranës rihapi debatin mbi sigurinë në gjykata. Për dy vjet, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkoi shtimin e policëve në ambientet e gjykatave, por Policia e Shtetit refuzoi për shkak të kufizimeve ligjore dhe stafit të pakët. Pas ngjarjes, policia mohoi përgjegjësitë për kontrollet në sallat e gjyqit.
Posted inKryesore


