Katër persona, përfshirë një fëmijë, humbën jetën pas fundosjes së një varke me emigrantë pranë ishullit Lesbos në Egje. Dy gra, një burrë dhe një vajzë u nxorrën nga deti, ndërsa 34 të mbijetuarit arritën në breg. Shkaku i fundosjes mbetet i paqartë, ndërsa Greqia është një nga pikat kryesore të hyrjes në BE për emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.
Posted inKryesore


