Në Vlorë, përballë tregut të Çoles, një punonjës i pastrimit 70-vjeçar, Kozma Kukli, u dhunua brutalisht nga dy persona të panjohur. Ai u dërgua në spital me dëmtime serioze në kokë dhe sy, me rrezik humbjeje të shikimit. Policia po kërkon autorët dhe hetimet vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Posted inKryesore


