Një incident ka ndodhur në Sarandë, ku disa persona të paidentifikuar sulmuan një mjet pune në kantierin e infrastrukturës, duke përdorur tuba hekuri dhe gurë për ta dëmtuar. Mjeti ka pësuar dëme të rënda, përfshirë në xhama dhe sistemin e punës. Pronari ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa policia po heton për identifikimin e autorëve.
Posted inKryesore


