Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se formimi i Qeverisë së re varet nga partitë politike dhe shpreson që ato të gjejnë gjuhë të përbashkët për një ekzekutiv me mandat të plotë, i nevojshëm për reforma dhe buxhetin. Mandatari Albin Kurti ka afat deri më 26 tetor për të paraqitur qeverinë e re në Kuvend, ku nevojiten 61 vota. Nëse dështon, Osmani do të kërkojë konsultime të reja ose do shpallë zgjedhje të reja.
Posted inKryesore


