Policia e Korçës arrestoi një 53-vjeçar, N.J., duke transportuar mallra kontrabanduara në aksin Kapshticë–Bilisht. Në automjet u gjetën pajisje hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, të futura pa procedura doganore. Hetimi po përfshin edhe një doganier nga pika kufitare, ndërsa materiali i referohet Prokurorisë për kontrabandë dhe shpërdorim detyre.
Posted inKryesore


