Në një kontroll të befasishëm në Burgun e Durrësit, ku mbahen edhe Erion Veliaj e të tjerë, u gjetën pesë telefona të fshehur në dyert e dhomave të dusheve. Dyshohet se shtetasit Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushji janë poseduesit, ndërsa hetimet vazhdojnë për mënyrën e futjes së sendeve të ndaluara dhe një mundësi bashkëpunimi me personelin e sigurisë.
Posted inKryesore


