Seanca parlamentare ku do të raportojnë pesë drejtues të institucioneve të pavarura, përfshirë Altin Dumanin, rrezikon bllokim për shkak të debatit mbi mënyrën e trajtimit të pyetjeve. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kërkon depozitimin paraprak të pyetjeve, praktikë e ndjekur prej vitit 2016, por opozita e kundërshton këtë si përpjekje për të mbyllur gojën dhe për të penguar të drejtën e fjalës.
Posted inKryesore


