Në Berat u finalizua operacioni antidrogë “Alfa”, ku u arrestua 27-vjeçari Arion Sherifi nga Vlora, për posedim dhe trafik droge. Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 1.53 kg kokainë, 7.5 kg kanabis, peshore, municion, elektroshok dhe celular. Hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë. Materialet u referuan Prokurorisë.
Posted inKryesore


