Policia arrestoi 62-vjeçarin Kristo Mema, i dyshuar për vrasjen me thikë të Keli Hoxhës, 42 vjeç, në Kalanë e Beratit. Vrasja ndodhi pas një konflikti për xhiron me kalin që Mema e kishte me qira. Pas disa goditjeve me thikë, viktima vdiq ndërsa autori u fsheh, por u kap nga policia në “Shpella e Memecit”.
Posted inKryesore


