Kuvendi i Kosovës miratoi projekt-buxhetin prej 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025, pavarësisht debatit të ashpër ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti theksoi se buxheti do të rrisë fuqinë blerëse dhe do të prioritetizojë sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës. Opozita kritikon buxhetin si jozhvillimor dhe të mbijetesës, duke premtuar ndryshime pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Votimi për miratimin përfundimtar pritet më 21 nëntor.
Posted inKryesore


