Dita e diel, 2 nëntori, është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas vdekjes së ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit shtyu të gjitha ndeshjet e Superligës, kategorive të tjera, kampionateve të vajzave dhe moshave. Ndeshjet e dielës u shtynë për në ditët e tjera, ndërsa do mbahet një minutë heshtje në nder të Fatos Nanos.
Posted inSport


