Policia e Vlorës, Forcat Operacionale dhe FNSH-ja kanë shtuar kontrollet në qytet pas ngjarjeve të fundit, me fokus drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, dhe ata që dyshohen se qarkullojnë me armë të ftohta ose nën efektin e alkoolit. Kontrolli përfshin edhe dokumentacionin dhe rregullat rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe rendit publik.
Posted inKryesore


