Kreu i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, u shpreh se hetimi i plotë i ngjarjeve të 21 janarit është në interesin e tij dhe të PD-së, sepse demonstrata kishte axhendë politike për përmbysjen e pushtetit. Ai mohoi urdhrat për përdorimin e forcës nga Garda, duke theksuar se ajo veproi sipas ligjit të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes së PD në pushtet.
Posted inKryesore


