Qeveria shqiptare dhe italiane do të zhvillojnë më 13 nëntor në Romë një mbledhje të përbashkët, e para në historinë mes dy vendeve, duke shënuar nivelin më të lartë të bashkëpunimit strategjik. Marrëveshja përfshin të paktën 10 fusha, përfshirë shëndetësinë, energjinë, mjedisin dhe sigurinë. Në prill, Italia i dhuroi Shqipërisë anijen patrulluese “Libra”.
Posted inKryesore


