Banka e Shqipërisë mbajti normën bazë të interesit në 2.5%. Ekonomia vazhdon të rritet e qëndrueshme, e nxitur nga konsumimi, investimet dhe eksporti i shërbimeve. Inflacioni mbetet i ulët dhe poshtë objektivit, ndërsa tregu i punës paraqitet i fortë me rritje pagash e ulje papunësie. Parashikohet rritje e qëndrueshme dhe kthim i inflacionit në 3% në 2026.
Posted inKryesore


