Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK për paracaktim fituesi në tenderin e tunelit të Llogarasë, mungoi në Kuvend ku opozita kërkoi interpelancë për llogaridhënie. Socialistët rrëzuan kërkesën, duke thënë se interpelanca cenon pavarësinë e drejtësisë. Kryeministri Rama shmangu komentet, ndërsa dosja hetimore tregon kontrollin e Ballukut në prokurimin prej 18.9 mld lekësh.
Posted inKryesore


