Një aksident i rëndë në aksin Lezhë–Milot rreth orës 01:30 përfshiu dy automjete, ku humbën jetën drejtuesi R. H., 66 vjeç, dhe pasagjeri A. H., 52 vjeç. Shkak dyshohet pozicionimi i gabuar në karrexhatë dhe drejtuesi tjetër, A. Gj., 33 vjeç, ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua, ndërsa hetimet vijojnë, duke marrë parasysh dhe kushtet atmosferike me shi të dendur.
Posted inKryesore


