Skandali i basteve në futbollin turk po përshkallëzohet. Murat Özkaya, presidenti i Eyüpspor dhe shtatë gjyqtarë u urdhëruan për paraburgim për ndikim në rezultate. Federata Turke referoi 1.204 futbollistë në komitet disiplinor, mes tyre 27 nga Superliga, duke përfshirë lojtarë nga Galatasaray, Besiktas e Trabzonspor. Hetimet vazhdojnë dhe priten masa të tjera.
Posted inKryesore


